Një automjet përplaset me një mjet bujqësor tip zetor në aksin Fier-Seman, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekéve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×