Shqipëria, Serbia dhe mosmarrëveshjet gjeopolitike. Zalla: Kosova në mes, plagët e luftës ende të hapura

Shqipëria dhe Serbia sfidojnë njëra-tjetrën të shtunën në Tiranë, në sfidën kualifikuese të Botërorit që po pritet me interes nga të gjithë. Një nga temat e diskutuara në emisionin Log., në News 24 ishte edhe marrëdhënia mes vendeve.  Gazetari Lirim Zalla u shpreh se gjithë mosmarrëveshjet mes serbëve dhe shqiptarëve vijnë për shkak të Kosovës, pasi plagët e luftës janë ende të hapura.

“Gjithë historia që të gjithë e dijmë dhe asnjë nuk po e thotë, është Kosova. Gjithë mosmarrëveshjet gjeopolitike mes shqiptarëve dhe serbëve është Kosova në mes. Që ta dish ti, këtu nuk janë shuar gjurmët e luftës ende. Aty ka njerëz me plagë, janë shqiptarë ata zotëri. Nuk mund t’i anashkalojmë të gjitha gjërat”- tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×