Fshehu të ardhurat, procedohet në gjendje të lirë 31-vjeçari në Kukës

Një 31-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Kukësit për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Bëhet me dije se shtetasi A.K punonte si përgjegjës në një firmë të kontraktuar për nxjerrjen e mineralit të kromit, pasi në vendin e quajtur “Shtanë”, u konstatuan dy kamionë të ngarkuar me krom, pa faturë shoqërimi.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Kukës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” për shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës në një firmë të kontraktuar për nxjerrjen e mineralit të kromit, pasi në vendin e quajtur “Shtanë”, u konstatuan dy kamionë të ngarkuar me krom, pa faturë shoqërimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×