Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, përfundon në pranga 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Shërbimet e Policisë Kufitare pasi tentoi të fuste naftë kontabandë në Qafë Thanë.
Pas kontrollit Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasinë e naftës.

38-vjeçari përballet me veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Njoftim i Policisë:

Vijojnë kontrollet intensive bazuar dhe në analizën e rriskut për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Goditet në PKK Qafë Thanë, një rast i tentativës për të futur naftë kontrabandë

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e naftës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×