Si do të luajë Kombëtarja në sulm ndaj Serbisë? Altin Rraklli në “Sport News”: Ja si Silvinho mund ta rreshtojë treshen në vijën e parë

Altin Rraklli, ish-sulmues i Kombëtares shqiptare, i ftuar në Sport News në News24, ka një ide se si mund të luajë Shqipëria në vijën e parë sulmuese, teksa mendon se do të jenë 3, sipas skemës që ka Silvinjo.

Rraklli mendon se këtë herë mund të mos luajë Asani në krahun e djathtë dhe në vend të tij të jetë Broja dhe në majë të sulmit Daku, pasi janë dy futbollistë me potencial dhe mund të çajnë mbrojtjen serbe.

“E kemi të vështirë të japim emra para ndeshjes se si do të luajë Shqipëria kundër Serbisë. Trajneri ka zgjedhur një modul me tre sulmues, ose 1 në krye dhe dy gjysmë-sulmues në krah. Se si do të luaja unë, e kam sekret…

Nëse Silvinjo vazhdon me të njëjtën dashuri për Asanin, do të luajë me të në krah. Por mendoj se do të luajë me Dakun në qendër, Broja dhe Bajrami në krah. Unë kam besim shumë te sulmi ynë dhe mendoj se do të fitojmë, 1-0, i qëndroj asaj, nuk jam i bujshëm” – theksoi Rraklli.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×