Shqipëria do të përballet me Serbinë në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Sylvinho, synon 3 pikët, në një ndeshje mjaft delikate. Trajneri i njohur, Erjon Xhafa tha në News 24 se në këtë takim doza emocionale nuk fshihet dot.
“Ne kemi marrë pjesë dy herë në Europian. Nuk jemi inferiorë, përjashto skuadrat pretendente. Pjesa emocionale do ndikojë shumë. Stadiumi do ndikojë në momente të caktuara. Ne jemi skuadër që presim. Sot nuk kërkojmë vetëm fitore, por edhe të përballemi me kundërshtarin. Sado që të jenë të ftohtë, apo profesionistë, doza emocionale nuk mund të fshihet.
Unë ta jap të sigurtë se një rivënie anësore apo mundësi, stadiumi do ngrihet peshë. Besoj se nuk është ndeshje si gjithë të tjerat.
(J.S/)