Shqipëria sfidon në Tiranë kombëtaren e Serbisë, në ndeshjen që do shkojë për llogari të kualifikueseve të Botërorit.
Nga pranë “Arenës Kombëtare”, gazetarja Trevisa Tufa tha për News 24 se situata atje është e qetë, pasi grupimet e tifozëve janë të pozicionuar diku tjetër, për shkak se nuk lejohen në stadium.
“Atmosfera është e bukur dhe e qetë. Është qetësi e madhe pranë stadiumit pasi nuk lejohen grupimet. Grupimet kanë vendosur që të grumbullohen diku tjetër.
Gjithçka ka shkuar mirë deri më tani. Nuk ka patur incidente. FSHF ka sqaruar gjithçka në njoftimin e bërë.
Te Serbia nuk është aq situatë e mirë, pasi trajneri Stojkovic nuk ka grumbulluar një pjesë të lojtarëve të rëndësishëm”- tha Tufa.
(J.S/)