Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra serbe është shoqëruar nga forcat e policisë shqiptare drejt Aeroportit të Rinasit.

Masat e sigurisë ishin të shtuara për të garantuar një largim të qetë dhe pa probleme të ekipit. Pavarësisht tensioneve të mundshme, nuk u shënua asnjë incident gjatë rrugës apo në ambientet e aeroportit.

Skuadra serbe është futur në terminal dhe ka vijuar udhëtimin drejt Serbisë në mënyrë të rregullt dhe të sigurt. Policia shqiptare ka treguar përkushtim maksimal për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë gjithë procesit të largimit të ekipit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×