Bianca Censori hap biznesin e saj: Lëvizja e parë drejt pavarësisë nga hije e Kanye West?

Bianca Censori, e njohur për stilin e guximshëm dhe praninë shpërthyese në rrjete sociale, ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e saj profesionale. Bashkëshortja e Kanye West ka lançuar një markë personale me emrin Bianca Censori Inc., e regjistruar në Kaliforni dhe në Australi, vendlindjen e saj.

Lëvizja sinjalizon një përpjekje për të ndërtuar një identitet të veçantë, përtej emrit të madh të bashkëshortit të saj. Ajo mban postin e CEO-së, por duket se Kanye mbetet i përfshirë në prapaskenë, përmes avokatit të tij Manoj Shah, i cili figuron zyrtarisht si drejtor në dokumentet ligjore.

Në këtë sipërmarrje është përfshirë edhe Hussein Lalani, një emër me peshë në fushën e kozmetikës dhe kriptomonedhave, një tregues i qartë se projekti i Biancës mund të shkojë përtej modës, duke prekur edhe teknologjinë apo industrinë e bukurisë.

Bianca, e cila dikur punonte si arkitekte për Yeezy, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj provokuese, si rasti i fundit në Barcelonë, ku publikoi foto topless, që shkaktuan reagime të forta online. Por përtej polemikave, ajo duket se ka vendosur të marrë kontrollin e narrativës së saj dhe të ndërtojë një platformë personale.

Nuk dihet ende se cilat janë produktet apo shërbimet që do të ofrojë kompania e saj, por një gjë është e sigurt: Bianca nuk ka ndërmend të qëndrojë në hije.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×