Shqipëri-Serbi përfundoi pa gola, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Përjashtuar ndonjë incident të vogël, gjërat shkuan mirë në këtë sfidë, që pritej të kishte tension për shkak të historisë.
Tenisti serb, Novak Djokovic ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku “duartroket” të dyja skuadrat.
“Respekti dhe loja e ndershme janë gjithmonë të mundshme! Bravo të dyja ekipeve për sjelljen e tyre”, shkroi Djokovic.
Kujtojmë që Djokovic njihet botërisht për qëndrimin e tij për Kosovën. Madje, shpeshherë, ai ka qenë në qendër të kritikave të shumë sportistëve dhe autoriteteve, ndërsa ka rrezikuar disa herë pezulltimin për, për shkak të gjeste, veprimeve dhe simboleve kundër Kosovës.
