Bardheblutë presin të nisin stërvitjen në 1 korrik, ose të paktën ky është plani fillestar. Nga ana tjetër, Tirana nuk po mendon vetëm të shesë lojtarë, si: Dembele, Kola, Zharmuni dhe ndonjë tjetër. Në klub kanë planin për të afruar futbollistë cilësorë.
Edhe një vit tjetër po shihet mundësia e afrimit të lojtarëve të huaj, ashtu siç kanë bërë edhe klube të tjera. Lojtarë nga akademitë e huaja, si dhe futbollistë nga kampionati kosovar e maqedonas deri në këtë moment që flasim, te Tirana janë duke testuar, pasi në radhë të parë do të diskutohen drejtuesit e rinj dhe më pas për futbollistët.
Gjithsesi, te bardheblutë janë mësuar me surpriza dhe kjo verë nuk do të bëjë përjashtim.