
Një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes së Tony Awards 2025 nuk ndodhi në skenë, por në audiencë dhe protagonist ishte Keanu Reeves.
Aktori i njohur i “Matrix”, 60 vjeç, u përfshi papritur në një performancë live kur Jonathan Groff, gjatë interpretimit të këngës “Mack The Knife”, vendosi të zbriste nga skena dhe të ngjitej mbi karrigen e tij. Me këmbët vetëm pak centimetra larg fytyrës së Reeves dhe një prekje lozonjare në kraharor, momenti shkaktoi reagime të menjëhershme, jo vetëm nga aktori që e priti me buzëqeshje dhe një shenjë miratimi, por edhe nga rrjetet sociale.
“Nuk e prisja këtë, por Keanu sapo fitoi mbrëmjen,” shkruanin fansat në X, ndërsa momenti u përhap me shpejtësi online, duke e kthyer aktorin në një nga yjet e natës – edhe pse nuk ishte pjesë e asnjë kategorie.