Marrëdhënie me dhunë e ngacmim seksual, vajzat denoncojnë dy meshkuj në Borsh

Një ngjarje shqetësuese është raportuar nga zona bregdetare e Borshit, ku dy vajza 24-vjeçare kanë denoncuar raste të dhunës dhe ngacmimeve seksuale nga dy burra, gjatë qëndrimit të tyre në plazh.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për dy shtetas:

  1. E.M., 33 vjeç, banues në Vorë, është denoncuar nga një 24-vjeçare me pretendimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, gjatë kohës që ajo ndodhej me pushime në Borsh.

Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, është kallëzuar nga një tjetër vajzë 24-vjeçare për ngacmim seksual, gjithashtu gjatë qëndrimit të saj në të njëjtën zonë bregdetare.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas, konkretisht:

* E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, pasi ka kallëzuar një shtetase 24 vjeçe, me pretendimin se gjatë kohës që ka qenë me pushime në plazhin e Borshit, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj;

* Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një tjetër shtetase 24 vjeçe, me pretendimin se gjatë kohës që qëndronte në plazhin e Borshit, ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×