Zyrtare, pasuesi i Inzaghit, Inter firmos me trajnerin

Ashtu siç pritej, Interi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi zikaltër ka firmosur me Christian Chivu, me lajmin që është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Chivu është trajneri i ri”- shkruan Interi. Tekniku rumun ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2027.

 

 

Chivu do të pasojë Inzaghin, i larguar nga skuadra pas dështimit në finalen e madhe të Champions League. Një etapë e re nis në Milano, me shpresën se gjigandët e njohur të futbollit botëror do të shndërrohen në protagonistë.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×