Letonia, fitorja detyrim, Sylvinho me “artilerinë” e rëndë

“Është një sfidë e vështirë, por jemi këtu për të fituar”, kështu u shpreh Sylvinho në vigjilje të sfidës me Letoninë, një ndeshje ku 3 pikët janë detyrim. Objektivi Botëror kalon nga Riga, një transfertë që në letër, nëse i referohemi të shkuarës, është jo pak e vështirë, kjo pasi në 4 përballje nuk kemi fituar asnjë herë. Këtë herë diskutimi është ndryshe, kjo pasi Shqipëria zbret në fushën e lojës me stofin e një ekipi favorit, nuk kanë asnjë dyshim për këtë kompanitë e basteve pasi një fitore e mundshëm e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 1,80.

Sylvinhoi udhëtoi në këtë transfertë pa kapitenin Berat Gjimshiti, i skualifikuar, por mos prezenca e tij nuk pritet të jetë një problem shqetësuar pasi Ismajli dhe Kumbulla ofrojnë garanci. Trajneri i Shqipërisë nuk ka pasur shumë kohë të punojë me grupin, por kjo është një ndeshje që është përgatitur prej kohësh.

Sigurisht, pas Serbisë, Sylvinho ka dhe një ide më të qartë mbi formën e grupit, ajo ishte një ndeshje ku kuqezinjtë zhvilluan një 90-minutësh thuajse perfekt, për këtë arsye nuk priten ndryshime të mëdha.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka një balotazh mes Hysajt dhe Balliut, me këtë të fundit që po projektohet si titullar pasi kjo është një ndeshje ku Shqipëria do të shoh më shumë drejt sulmit.

Sylvinho pritet të sakrifikojë një nga tre mesfushorët e tij, me shumë mundësi Laçin për t’i dhënë ekipit më tipare sulmuese ku Bajrami projektohet nga minuta e parë në rolin e fantazistit. Dilemë më vete mbetet edhe qendra e sulmit, por trajneri beson shumë tek Rey Manaj, i mbështetur nga dyshja Arbër Hoxha, Armando Broja në krah.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×