Xhuliano Skuka fillon sot stërvitjen me Partizani. Sulmuesi dibran do të vendoset për herë të parë nën urdhërat e trajnerit Skënder Gega, që pret të tjera përforcime para Europës.
Skuka ka firmosur kontratë të vlefshme për tre vite me “Demat”. 26-vjeçari tashmë ka eksperiencat e fituara jashtë. Skuka luajti në Francë, Slloveni, Portugali dhe së fundmi në Rumani. I preferuar nga tifozët, Skuka është tashmë lojtari me më tepër gola te Partizani.
28 gola ka shënuar me fanellën e kuqe, ndërsa mbahet mend për vitin 2023. Objektiv është fitimi i besimit të trajnerit Gega. Vetë trajneri tropojan është me sytë te merkato. Partizani do të përforcohet sërish në të gjitha repartet.
Çfarë vihet re te kryeqytetasit, është se asnjë lëvizje nuk po bëhet e nxituar. Partizani vijon ndërkohë përgatitjet për Europën në stadiumin “Arena e Demave”. Mbetet për t’u vendosur përfundimisht nëse faza përgatitore do të zhvillohet në Tiranë apo Ohër, alternativë kjo e fundit e preferuar edhe më parë.