“Luajtëm shumë mirë”, pika ndaj Shqipërisë i “rri ngushtë” trajnerit të Letonisë

Pika kundër Shqipërisë i rri gushtë trajnerit të Letonisë, Paolo Nicolato, në sytë e tij, ekipi mund të bënte diçka më shumë në një kohë kur zhvilluan një ndeshje të mirë për afro 60 minuta:

“Më shumë se sa pika e marrë, jam i kënaqur me paraqitjen. Pika është thjesht rezultat i punës që bëmë. Mendoj se në përgjithësi patëm shanse të mira në këtë ndeshje”, u shpreh trajneri i Letonisë pas ndeshjes.

Nicolato u ndal edhe te situata e Grupit K: “Ka 3 ekipe shumë të forta në grupin tonë. Detyra jonë është të luajmë sa më mirë të jetë e mundur. Jam i sigurt se do të bëhemi më të fortë pasi të kemi më shumë vetëbesim. Luajtëm shumë mirë për 60 minuta, me një fazë të mirë fillestare sulmesh, pa pasime të gjata, por mund të bëjmë edhe më mirë”, u shpreh trajneri i Letonisë pas sfidës me Shqipëri.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×