“Kemi bërë gabime”, Duka beson ende: Duhet analizë e thellë, rikthehemi më të fortë në shtator

“X”-si kundër Letonisë i ka lënë një shije të hidhur opinionit sportiv, kjo ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht, pasi tani objektivi Botëror bëhet malore. Shqipëria është e detyruar të fitojë edhe në ato ndeshje ku nuk ishte e parashikuar pas këtij blofi në transfertë, por Armand Duka, kreu i FSHF-së, beson se në shtator do të shohim një tjetër ekipit, me më shumë grintë dhe uri:

“Ndeshja në Letoni nuk ishte ajo që do donim të shihnim, apo rezultati që do duhej të merrnim. Gabuam në disa raste dhe kundërshtari shfrytëzoi në gabimet tona. Dalim me vetëm një pikë nga kjo ndeshje, teksa duhet t’i merrnim te treja.

Kemi bërë gjysmën e ndeshjeve eliminatore dhe gjysma tjetër e mbetur na imponon të jemi me mendësi e energji krejt të tjera.

Kuptoj dhe mirëkuptoj sensitivitetin e çdokujt për ekipin tonë kombëtar dhe mbarëvajtjen e tij.

Nuk arritem të merrnim fitoren, por gara vazhdon, kemi ende dhe një gjysme rruge përpara. Asgjë nuk është mbyllur dhe asgjë nuk ka mbaruar për asnjë nga rivalët tanë. Natyrisht, ne na duhet të rikthehemi në shtator më të kthjellët dhe më me uri e grintë për të marrë maksimalen e për të bërë rezultat e fitore edhe aty ku askush tani nuk mund ta mendoje.

Dhe për të arritur këtu stafi teknik duhet t’i nënshtrohet një analize bazike siç edhe përherë bën, por që këtë radhë kam bindjen që do të prodhoje një reagim të menjëhershëm.

Luajtëm 4 sfida, kemi edhe 4 të tjera. Njohim forcën e rivalëve sikundër edhe ata njohin mirë peshën dhe rrezikun tonë. Do të luajmë deri në sekondën e fundit të gjitha shanset e mundësitë tona që ende i kemi në këmbët tona!

A mund të merrnim më shumë? Natyrisht po, por ky është futbolli!

A kemi gabime në lojë që kërkojnë të analizohen me qetësi e maturi. Patjetër. Si çdo ekip tjetër. Ne do të vazhdojmë fort dhe me besim garën tonë ende të hapur.

Sepse, Ne jemi Shqipëria!

Do të provojmë e sakrifikojmë deri në pasin e fundit të mundësive që kemi!

Rikthehemi në shtator!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×