Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Shkodër, ku një nënë ka kallëzuar në polici zhdukjen e vajzës së saj të mitur.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shkodrës, më datë 10 qershor 2025, shtetasja S. R., 39 vjeçe, ka bërë një kallëzim zyrtar duke deklaruar se vajza e saj 17-vjeçare është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punojnë për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të largimit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion të ndihmojnë për lokalizimin e të miturës. Hetimet janë në vijim.
Njoftimi i policisë së Shkodrës:
Më datë 10.06.2025, ka kallëzuar shtetasja S. R., 39 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.