Serbia bën saktë detyrat e shtëpisë, kalon pa shumë probleme Andorrën, duke marrë 3 pikëshin e parë në kualifikueset e Botërorit. Pas polemikave të shumta, para dhe pas Shqipërisë, trajneri Stojkovic çlirohet më në fund, ky sukses i jep kohë për t’u përgatitur për ndeshjet e shtatorit.
Aleksandar Mitrovic bëri liderin për Serbinë, me sulmuesin e Al Hilal që shpërtheu me një “tripletë” golash. 12 minuta lojë i mjaftuan Serbisë për të zhbllokuar sfidën me Andorrën, ku Mitrovic përfitoi nga një top i ngecur në zonë. Në të 24-tën, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Mitrovic me kokë dyfishoi shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, Serbia fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë. Nga pika e bardhë, Mitrovic u tregua i saktë duke kompletuar mbrëmjen e tij perfekte.

Rezultati mbeti i pandryshuar, me Serbinë që ngjitet në vendin e tretë në kuotën e katër pikëve, një më pak se Shqipëria, por ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje. Me 4 pikë e ndjek Letonia, ndërsa mbyll klasifikimin Andorra me zero pikë. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do jetë ajo kundër Letonisë më 9 shtator.
()