Asllani, lojtari i ndeshjes, zhgënjen dyshja Ismajli-Kumbulla

“X”-si 1-1 kundër Letonisë trondit në themel objektivin e Shqipërisë për të synuar të paktën vendin e dytë në Grupin K. Ekipit të Sylvinho-s këtë herë i mungoi thuajse gjithçka, të paktën në perceptimin e opinionit publik, pasi faqet e specializuara për statistikat i kanë dhënë notë kaluese pjesës më të madhe të legjionarëve kuqezi.

Lojtari më pak i vlerësuar sipas “SofaScore” rezulton Arbër Hoxha, i vlerësuar me 6,5. Dy lojtarët më pak të vlerësuar pas tij renditen dy qendërmbrojtësit, Kumbulla dhe Ismajli, të dy janë vlerësuar me 6,6. Në fakt pritshmëritë ishin shumë të mëdha për këtë dyshe, por në fushë nuk ofruan thuajse asnjë herë garanci, madje Kumbulla shkaktoi edhe një 11-metërsh.

Notat
Notat

Gjithnjë sipas SofaScore, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes rezulton Kristjan Asllani, i vlerësuar me notën 7,9. Asllani ndiqet nga Juljan Shehu dhe Mario Mitaj, të dy të vlerësuar me notën 7,6.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×