
Brooklyn Beckham thuhet se i ka thënë familjes së tij se nuk dëshiron “asnjë kontakt” me ta.
26 vjeçari së bashku me gruan e tij, Nicola Peltz janë përfshirë në përçarjen që po përshkallëzohet, me prindërit David dhe Victoria që besohet se janë të shqetësuar për ndikimin që trashëgimtarja miliardere ka mbi djalin e tyre të madh.
Një burim i tha Page Six: “Brooklyn i tha familjes së tij se nuk dëshiron asnjë kontakt dhe nuk po u përgjigjet atyre që përpiqen të krijojne kontakte.”
Sipas medias, djali më i madh i familjes Beckham nuk ka pasur asnjë komunikim me familjen e tij që kur babai i tij, David, u shpall kalorës javën e kaluar dhe e mësoi lajmin vetëm në media, së bashku me pjesën tjetër të botës.
Duke mohuar se kishte kërkuar të mos kishte kontakt, një burim pranë Brooklyn i tha gazetës: “Fokusi i të gjithëve duhet të jetë nderi i madh i David Beckham”.
Muajin e kaluar, MailOnline zbuloi se tensionet në familje ishin rritur aq shumë sa muzikanti po bënte çmos për të shmangur vëllain e tij. Ai ka filluar të kontaktojë vendet e preferuara të familjes përpara çdo vizite për të konfirmuar se nuk do të takohet me vëllain e tij.