65-vjeçari i vrarë në Xibër, policia jep detaje: U gjet pranë pronës së tij. Janë konstatuar dëmtime në trup me mjet prerës

Policia e Dibrës ka reaguar mbrëmjen e sotme mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 65-vjeçari në Xibër të Klosit.

Sipas policisë, shtetasi S.V u gjet pranë pronës së tij nga një bashkëfshatar, pa shenja jete.

 

Klos / Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×