IFAB zyrtarizon rregullin e ri, mësoni ndryshimin e madh që pritet në futbollin shqiptar

IFAB ka njoftuar se një tjetër rregull mund të përdoret, nga të gjitha kompeticionet në vijim. “Vetëm kapiteni”, do të jetë zyrtarisht e aplikueshme nga data 1 korrik. Rregull ky që do të ishte i ri për futbollin shqiptar.

Bëhet fjalë për marrëdhënien në fushë mes gjyqtarit dhe lojtarëve. Kështu nga IFAB sugjerohet që të përdoret kjo pjesë e rregullores ku vetëm kapiteni mund t’i afrohet gjyqtarit, për të marrë shpjegime në episode të ndryshme.

Po ashtu bashkë me të, do të ketë mundësinë të marrë shpjegime edhe lojtari i përfshirë në incident. Pjesa tjetër do të paralajmërohet për të mos u afruar, ndërsa në rast se diçka e tillë ndodh atëherë do të ndëshkohen me karton të verdhë.

Kapiteni ka të drejtë të sqarojë vendimet për pjesën tjetër të skuadrës, teksa gjyqtari mund të vonojë rifillimin e lojës për këtë fakt. Kur kapiteni është portieri, atëherë përpara fillimit të ndeshjes duhet njoftuar gjyqtari për tjetër përfaqësues nga skuadra.

Gjatë ndeshjes, vetëm portieri që është kapiten apo lojtari i përcaktuar, mund të marrin shpjegime. Nëse lojtari i përzgjedhur zëvendësohet, atëherë do të vendoset një tjetër nga skuadra.

Mbetet për t’u parë nëse ky rregull do të aplikohet edhe në Shqipëri. Sigurisht që do të sillte ndryshim të madh, për shkak edhe të protestave të shumta ndaj vendimeve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×