Pas shkarkimit të Luciano Spaletit, Federata Italiane e Futbollit ka ditë që tenton disa trajnerë për të marrë në dorë frerët e Kombëtares Italiane. Duket se trajneri i ri është vendosur, pas disa orësh takim mes Xhenaro Gatusos dhe presidentit të FIGS, Gabriele Gravina. Sipas mediave italiane, Gatusso do të nënshkruajë në fillim të javës së ardhshme, kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por për këtë pikë palët po punojnë për të gjetur një formulë përfundimtare.
Gjatë takimit midis Gattuso-s dhe Gravina-s, u diskutuan edhe tema që lidhen me të ardhmen e ekipit kombëtar, duke përfshirë përbërjen e stafit teknik, i cili duhet të përfshijë Leonardo Bonuccin dhe jo vetëm. Ndwrsa njw ndryshim tjetwr pritet tw ndodhw tek Italia U20. Andrea Barzagli është emri që mund të zëvendësojë Bernardo Corradin, i cili do t’i bashkohet stafit teknik të Massimiliano Allegrit pas kthimit në stolin e Milanit