“I kisha premtuar Napolit”, Conte: Isha i vendosur për qëndrimin këtu

Antonio Conte nuk u largua nga Napoli, pavarësisht interesimit për të. Trajneri i njohur ka folur së fundmi, për thashethemet e shumta që kanë qarkulluar.

“Gjëja që më trishtoi më shumë ishte se për një divorc të mundshëm nga Napoli, u fol për mua te Juventusi. Nuk kisha asnjë marrëveshje me Juventusin. Të gjithëve u kisha thënë se nuk do të flas me asnjë, pa folur më parë me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Kur fola me Napolin, u konfirmuan gabimet e bëra. Kur mora garanci, vendosa të qëndroja, sepse kemi një titull kampion për të mbrojtur. Për të arritur në vijën e finishit bënë shumë dhe te Napoli e shijova”, u shpreh Conte.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×