Izmir Smajlaj është një nga ata që ka kontribuar më së shumti në Atletikën e vendit tonë. Aktualisht President i Federatës Shqiptare të Atletikës, Smajlaj, në një intervistë për Fit Station në News 24, u shpreh se do dëshironte që djali i tij të ndiqtë këtë rrugë.
“Djali im 4-vjeçar ka një të veçantë, nuk është si të tjerët që shikojnë në Youtubë gjëra për fëmijë. Ai shikon gjithmonë garat e mia. Rri çdo ditë në shtëpi duke bërë kërcime, shpresoj që të ndjekë hapat e mi.
Sporti është një lodhje e madhe, një sakrificë. Kushtet po përmirësohen, financimi po bëhet gjithmonë edhe më i madh” – tha ai.
(J.S/)