Në një intervistë për Sky Sports UK, mbrojtësi i krahut të Liverpoolit, Robertson, foli për të ardhmen e tij:
“E di situatën time, e di që kam vetëm një vit të mbetur në kontratën time. Ka shumë thashetheme për këtë, thuhen shumë gjëra, por përparësia ime e vetme tani është të shijoj kohën me fëmijët e mi.
Pastaj do të përpiqem të kthehem në formën më të mirë të mundshme për parasezonin dhe do të shohim se çfarë na rezervon e ardhmja kur të vijë koha për të marrë vendime.”