Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso doli në konferencë, para ndeshjes së parë Botërorit të Klubeve ndaj Al-Hilal.
“Kemi shumë pak kohë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për t’u stërvitur, por kontaktet e para me lojtarët kanë qenë shumë pozitive. Po fillojmë të njihemi me njëri-tjetrin, duhet të lidhem me ta për të kuptuar se çfarë i duhet secilit lojtar. Unë jam trajneri, por më pëlqen të jem afër të gjithëve”.
“Duhet t’i japim përparësi asaj që është e rëndësishme, si duam të luajmë dhe çfarë duam të jemi, duam ta bëjmë që nga momenti i parë”- tha Alonso.