Formula 1/ Në Kanada dominon Mercedes, Rusell fiton Çmimin e madh, tjetër zhgënjim nga Ferrari

George Russell me Mercedes fitoi garën e Cmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montreal. Një garë që u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë pas aksidentit të Lando Norris 4 xhiro nga fundi, në një kontakt me shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Ky ishte momenti i vetëm intersant i një garë deri diku e mërzitshme, e dominuar nga Mercedes, që përveç Russell ngjiti në podium edhe Kimi Antonelli (i treti). Piloti italian për herë të parë në karrierën e tij ngjitet në podium, duke përballuar sulmet e makinave McLaren në fundin e garës.

Mes dy makinave Mercedes u klasifikua Max Verstappen me Red Bull (i dyti), që edhe pse u përpoq deri në fund nuk arriti dot të kapë Russell. Britaniku ishte shumë i shpejtë dhe e meritoi fitoren e parë sezonale për të dhe makinën gjermane. Në vendin e katërt u rendit Oscar Piastri. Piloti australian i McLaren arriti t’i mbijetojë sulmit të Norris në xhirot e fundit dhe falë 12 pikëve të marra, ai thellon diferencën në renditje. Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Ferrari (Leclerc para Hamilton), që për asnjë moment nuk patën mundësi të duelonin për podiumin, në një garë pa shumë emocione.

Në zonën e pikëve u renditën edhe Fernando Alonso (Aston Martin), Nico Hulkenberg (Sauber), Esteban Ocon (Haas) dhe Carlos Sainz (Williams). Një garë ku të gjithë pilotët bënë nga dy ndalesa, por kjo nuk e vuri në diskutim suksesin e Mercedes,. Që rikthehet protagonist në Formula 1.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×