
Mariah Carey ka habitur sërish me besimet e saj jo të zakonshme: ajo nuk beson në kalimin e kohës.
Gjatë një interviste në radion britanike Capital FM, këngëtarja 56-vjeçare u pyet nëse është e vërtetë që nuk e pranon idenë e kohës dhe përgjigjja ishte një “po” e qartë.
“Thjesht nuk besoj në të,” u shpreh Carey, duke shtuar se nuk lidhet me orët apo datat.
“S’kam ditëlindje. Vetëm përvjetorë,” tha ajo me stilin e saj të zakonshëm plot vetëbesim.
Në fund të fundit, është Mariah dhe për të, koha ndoshta ndalet.