
Demi Lovato dhe bashkëshorti i saj, Jordan “Jutes” Lutes, po e shijojnë pushimin me shumë humor! Këngëtarja 32-vjeçare ndau në Instagram një video ku, së bashku me Jutes-in, rikrijojnë një nga skenat më të famshme të “Keeping Up with the Kardashians”.
Në videon e postuar më 16 qershor, çifti përdor audion nga episodi i sezonit 6 “Getting to Know You”, ku Kim Kardashian humbet vëthët me diamant në det.
“Vathi im ka humbur! Oh Zot, do filloj të qaj,” lip-syncon Demi, teksa prek veshët dhe qëndron në ujë, me një rrobabanjo me prerje të theksuar.
“Vathët e mi me diamant,” shton ajo dramatikisht, duke imituar reagimin e Kim.
Ndërkohë, Jutes, 34 vjeç, merr rolin e Kourtney-t, duke thënë: “Çfarë keni ju, njerëz?” dhe më pas mbyll skenën me frazën ikonike:
“Kim, ka njerëz që po vdesin,” ndërsa shikon Demin të ngjitet nga uji.
Videoja u prit me shumë të qeshura nga fansat, duke treguar edhe njëherë se ky çift di si të bëjë humor… edhe në det!