Oklahoma fitoi 120-109 ndaj Indiana në finalen e pestë play off në NBA dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Kjo është hera e parë në këto finale që Oklahoma del në avantazh tashmë skuadra me rekordin më të mire të sezonit të rregullt është vetëm një sukses larg fitores së trofeut të NBA.
Sfida e luajtur në shtëpinë e Thunder u dominua nga basketbollistët vendës, që triumfuan falë Jalen Williams dhe Alexander Shai. I pari realizoi 40 pikë, ndërsa i dyti shënoi 31 pikë e 10 asist. Një dyshe që bëri diferencën në parket.
Për Indiana, Pascal Siakam realizoi 28 pikë, por që s’mjaftyuan për të fituar. Indiana synon të rikthejë ekuilibrin në sfidën e gjashtë, që e luan në shtëpinë e saj. Gjithsesi, Oklahoma tashmë është një fitore larg titullit kampion dhe ka dy ndeshje për ta arritur atë. Sfida e radhës do të jetë për “jetë e vdekje” për Indiana, që do të përpiqet ta dërgojë serine e finaleve në 3-3, në mënyrë që më pas titulli kampion të vendoset në ndeshjen e 7.