“Çmenduri” për të blerë sulmuesin, klubi i Premier League nxjerr në shitje ekipin e femrave

Çmenduri e merkatos. Klubi anglez i Aston Villas thuhet se po e shqyrton seriozisht mundësinë e shitjes së ekipit të tij të femrave për të mbledhur paratë e nevojshme për të blerë përfundimisht Marcus Rashford nga Manchester United.

Sipas disa mediave britanike, shuma e kërkuar nga “Djajtë e Kuq” është rreth 40 milionë euro. Rashford ka bindur me paraqitjet e tij dhe te Aston Villa duan qëndrimin e tij.

Shitja e ekipit të femrave, nëse konfirmohet, nuk do të ishte një rast i izoluar: në Angli, Chelsea ka bërë tashmë një veprim të ngjashëm, ndërsa në Francë, Olympique Lyonnais ia shiti shumicën e aksioneve sipërmarrëses amerikane Michele Kang për rreth 50 milionë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×