Franci Canaj është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri një 29-vjeçar, pas një sherri për një vend parkimi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit Franci Canaj, 32 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ai akuzohet se më datë 09.04.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin G. H., 29 vjeç.