Si ndikon kriminaliteti te siguria kombëtare? Nako: Afërsia e krimit me strukturat shtetërore, problem që mund të rrezikojë shumë

Ish-Drejtori i Policisë së Kufirit, Pëllumb Nako, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e kriminalitetit në sigurinë kombëtare, duke paralajmëruar rreziqet që vijnë kur struktura shtetërore bashkëpunojnë me grupet kriminale.

“Sa herë që strukturat shtetërore konvergojnë me ato kriminale, kemi një problem serioz që duhet verifikuar me kujdes, sepse mund të marrë përmasa të rrezikshme,” deklaroi Nako.

Ai u ndal edhe te akuzat e mëhershme nga politika mbi sistemin e radarëve, duke sqaruar se këta sisteme janë ndërtuar për mbrojtjen kombëtare dhe më pas janë përshtatur për sigurinë publike.

Sa i përket akuzave politike për fikjen e radarëve për të lehtësuar kalimin e ngarkesave të paligjshme, Nako i hodhi poshtë si të pabazuara, duke theksuar se mjetet e përdorura nga trafikantët shpesh janë të vogla dhe nuk kapen nga këto sisteme, ndërsa nënvizoi se qëllimi i radarëve është krejt tjetër.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×