Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërsa ishte në kërkim, arrestohet 51-vjeçari

Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit kanë arrestuar një 51-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai u kap në tentativë për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, arrestimi u bë si rezultat i kontrolleve intensive dhe punës së shtuar të inteligjencës policore nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër.

I ndaluari, shtetasi F. H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Pas arrestimit, 51-vjeçari iu dorëzua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për vijimin e veprimeve procedurale.

Njoftimi i policisë:

PKK Hani i Hotit

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 51-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në pikat e kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap në dalje të RSh-së, në PKK Hani i Hotit, shtetasi F. H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

51-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×