Jack Grealish ndan rrugët me Manchester Cityn. Pas 4 sezonesh në Manchester, lojtari 29-vjeçar do të largohet nga “Qytetarët”.
Ka qenë trajneri Guardiola që ka dhënë lajmin për tifozët, në konferencë për shtyp.
“Jack është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka nevojë të luajë rregullisht. Në dy sezonet e fundit nuk ka pasur shumë hapësira dhe duhet të rikthejë kënaqësinë për të qenë në fushë çdo tri ditë, për të treguar sërish gjithë talentin e tij”- tha ai. Grealish numëron mbi 100 paraqitje për Cityn.