
Miss World Albania 2023, Elona Ndrecaj, në një intervistë të fundit, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit tonë. Ajo u shpreh se është shumë e rëndësishme të tregojmë kulturën tonë ashtu siç është, duke mos u përpjekur të bëhemi diçka që nuk jemi.
Elona rrëfeu se ka ardhur nga një fshat dhe se nuk ka asnjë turp të tregojë për jetën aty, ku ka pasur edhe bagëti. “Nëse nuk ke bagëti në fshat, s’e di pse je në fshat,” tha ajo me krenari.
Është shumë e rëndësishme të tregojmë kulturën tonë ashtu si e kemi.
Unë shpesh tregoj ushqimet më të thjeshta në rrjete sociale, përpara një jave kam postuar byrek. Tani s’mundemi ne të bëhemi diçka që nuk jemi. E kam shumë të rëndësishme nëse shkoj në fshat. Unë vi prej një fshati, jam rritur në fshat dhe nuk e kam turp fare të tregoj që kemi patur dhe bagëti. Kjo është gjëja më normale, biles nëse s’ke bagëti në fshat, s’e di pse je në fshat. Këtë e kam shumë të rëndësishme dhe të tregoj që s’duhet të jesh gjithmonë “fancy”. Puna tani më ka bërë që të udhëtoj dhe të shkoj në vende të ndryshme, por duhet të mbash vendin dhe të jesh krenare prej nga vjen dhe mos të kesh turp ta tregosh.