Në kuadër të operacionit policor “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan dhe shkatërruan një plantacion me 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Zgërdhesh.
Në pranga ranë tre persona, dy prej tyre vëllezër, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se në pranga kanë rënë shtetasit Kastriot Bazja, Murat Seferi dhe Emiljano Seferi.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të kanabisit.
Zbulohen në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në terren.
Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan, u kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar, shtetasit:
- S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllëzër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.
Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.