Al Hilal bën “pazar” në Serie A, “josh” Osimhen dhe Hernandez

Al Hilal nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me blerjen e Simone Inzaghi-t, por klubi saudit pritet të nis një tjetër ofensivë, këtë herë për t’i dhuruar teknikut italian disa lojtarë klasi. Sipas Sky Sport, Al Hilal është i fiksuar pas idesë për të transferuar në Arabinë Saudite sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen. Nigeriani do të rikthehet në Napoli pas huazimit te Gallatasary, në pritje për të kuptuar se cili është plani i trajnerit Conte apo i presidentit De Laurentiis.

Jo vetëm Osimhen, gjithnjë sipas Sky Sport, Al Hilal është vënë në ndjekje edhe të Theo Hernandez, të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë ekonomike të Milanit, por dhe të lojtarit, pasi pjesa më e vështirë është të bindur anësorin francez që të largohet nga Evropa.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×