Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi goditi me mjet prerës një 49-vjeçar.
Blutë kanë sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale.
I lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
()