
Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish zërat për një përplasje të fshehtë, pasi fansat vunë re se të dyja e kanë hequr njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale. Ky veprim ka mjaftuar për të ngritur dyshime të reja rreth marrëdhënies së tyre, e cila prej kohësh ka qenë nën vëzhgimin e publikut.
Edhe pse 32-vjeçarja Gomez dhe 28-vjeçarja Bieber kanë këmbëngulur në intervista të ndryshme se mes tyre nuk ka armiqësi, interneti duket se mendon ndryshe. Spekulimet se tensioni mes tyre lidhet me Justin Bieber, bashkëshortin e Hailey-t dhe ish-partnerin e Selenës, janë ringjallur fuqishëm.
Asnjëra nga vajzat nuk ka reaguar ende publikisht për këtë “unfollow” të ndërsjelltë, por një gjë është e sigurt: drama në rrjet nuk fle kurrë.