Arbitrat e javës së fundit të Serisë A, zbulohen cilët do të vendosin drejtësi në sfidën e Milanit dhe Interit

Java e fundit e Serisë A do të zhvillohet në tre ditë, nga e premtja deri në mbrëmjen e ditës së dielë.

pjimage (1)

Ndeshja hapëse e javës së fundit do të jetë, Torino-Roma, e cila zhvillohet më herët nga të gjitha për shkak se skuadra verdhekuqe do të udhëtojë drejt Tiranës për tu përballur ndaj Fejnordit për finalen e madhe të Ligës së Konferencës, më 25 maj në stadiumin “AIR Albania”.

Liga e Serisë A ka bërë publike emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në 10 duelet e fundit të këtij edicioni futbollistik në Serinë A, por sytë janë të gjithë te arbitrat që do të jenë në sfidat që do të vendosin titullin kampion, Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria, të cilët do të zhvillohen në të njëjtin orar, në orën 18:00, ditën e dielë.

Arbitër i Sasuolo-Milan në stadiumin “MAPEI” të Rexhio-Emiliës do të jetë Daniele Doveri, ndërsa në Inter-Sampdoria, e cila do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” do të jetë Marko Di Belo.

ARBITRAT E NDESHJEVE TË FUNDIT TË SERISË A –

Atalanta-Empoli – Rozario Abiso

Fiorentina-Juventus –  Daniele Kifi

Xhenoa-Bolonja – Xhanpiero Miele

Inter-Sampdoria – Marko Di Belo

Lacio-Verona – Andrea Kolombo

Salernitana-Udineze – Daniele Orsato

Sasuolo-Milan – Daniele Doveri

Specia-Napoli – Mateo Marketi

Torino-Roma – Masimiliano Irrati

Venecia-Kaljari – Fabio Mareska

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×