Victor Osimhen dhe Dusan Vlahovic janë dy “bomberat” më të kërkuar në këtë merkato vere, kjo edhe për faktin se dy ekipet e tyre, Napoli dhe Juventus nuk i shohin si pjesë të projektit për të ardhmen. Sulmuesi nigerian rikthehet te Napoli, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por nuk pritet të qëndrojë gjatë pasi Conte ka të tjerë plane. De Laurentiis ka fiksuar prej kohësh vlerën e tij të kartonit, 75 milionë euro, mbetet vetëm në pritje të ofertës së duhur.
Nga Arabia Saudite janë të gatshëm të investojnë për nigerianin, me Al Hilal që e pret krahëhapur, por së fundmi në skenë ka dalë edhe ekipi i Liverpool. Të kuqtë kanë shfaqur interesim për Osimhen, por nuk dëshirojnë të paguajnë kesh, i kanë vendosur Napolit në tavolinë kartonin e dytë lojtarëve, Nunez dhe Federico Chiesa. Kjo ofertë ka tundur jo pak trajnerin Conte, ndërsa De Laurentiis preferon më mirë para kesh.
Vet lojtari i pyetur mbi këtë temë, pranoi se ka shumë ekipe që kërkojnë shërbimet e tij: “Ka shumë klube që më dëshirojnë, por në këto momente janë i përqëndruar te pushimet, të argëtohem, u shpreh Osimhen.
E pa qartë mbetet edhe e ardhmja e Dusan Vlahovic. E vetmja gjë e sigurt është se Juve nuk e dëshiron pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër po negociojnë me PSG për të mbajtur Kolo Muanin, ndërsa po flirtojnë edhe më sulmues të tjerë si Osimhen dhe Gyokeres.
Së fundmi, Vlahovic ka refuzuar në mënyrë të prerë ofertat që vijnë nga Turqia dhe Arabia Saudite pasi dëshiron të luajë në nivele të larta. Sulmuesi serb ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim tek ekipi i Milan, por pengesa kryesore është paga e tij e lartë, tek Juventus përfiton 12 milionë euro në sezon.
()