Pse Sabrina Carpenter po e konsideron fikjen e telefonave në koncertet e saj?

Sabrina Carpenter po mendon seriozisht të ndalojë përdorimin e telefonave në koncertet e saj. Në një intervistë të fundit për Rolling Stone, këngëtarja 26-vjeçare u shpreh se ndonëse mund të mos i pëlqejë të gjithëve, përjetimi i një koncerti pa ekranë përpara syve ishte transformues.

“Isha në një koncert të Silk Sonic dhe ata më fikën telefonin”, tregoi ajo. “Ishte koncerti më i mirë që kam parë ndonjëherë. Ndihej si një udhëtim në vitet ’70 – edhe pse s’kam qenë gjallë atëherë. Por ishte kaq reale”.

Atmosfera e ngrohtë dhe energjia që vjen kur njerëzit këndojnë, kërcejnë dhe shijojnë njëri-tjetrin pa shpërqendrim teknologjik, e bëri Sabrina-n të reflektojë: “Ndoshta dhe fansat e mi kanë nevojë për një eksperiencë të tillë”.

Megjithatë, ajo është e vetëdijshme për realitetin: “Jam rritur me iPhone në koncerte. E kuptoj dëshirën për të ruajtur kujtime”. Por me stilin e saj thumbues, këngëtarja e hitit Manchild shtoi me të qeshur: “Zemër, hiqini ato telefona. Nuk keni pse zmadhoni fytyrën time. Tani për tani është e freskët, por kur të jem 80 vjeç… më lini rehat!”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×