Eksperti Faik Basha i ftuar në studion e “Opinion” në News24, e ka cilësuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor të mirëmenduar dhe të përgatitur prej vitesh.
Basha tha se qëllimi i Izraelit ka qenë i ditur se ishte rrëzimi i pushtetit të Jatullahut dhe eleminimi i tentativës së Iranit për të krijuar armën bërthamore.
“Kur themi se Izraeli ka kohë që përgatitet për të sulmuar Iranin, ky i fundit prej vitesh ka rrethuuar përmes këtyre grupeve Izraelin dhe ka kryer sulme ndaj Izraelit, për ta mbajtur në tension larg sulmit final, pra të dyja vendet kanë planifikuar një përplasje të tillë”, tha Basha.
Faik Basha: Izraeli prej vitesh po përgatitet për të kryer sulmin final që është rrëzimi i pushtetit të jatullahut dhe eleminimi i tentativës së Iranit për të krijuar armën bërthamore.
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit nuk ishte i papritur, por i koordinuar. Ka marrë më shumë kohë për të arritur në 13 qershor për të kryer një sulm ndaj objekteve strategjike dhe objekteve të prodhimit të uraniumit.
Kur themi se Izraeli ka kohë që përgatitet për të sulmuar Iranin, ky i fundit prej vitesh ka rrethuuar përmes këtyre grupeve Izraelin dhe ka kryer sulme ndaj Izraelit, për ta mbajtur në tension larg sulmit final, pra të dyja vendet kanë planifikuar një përplasje të tillë.
Edhe pse Izraeli kishte menduar se do të gjunjëzonte për 24 orë Iranin me sulmin shkatërrues ndaj Iranit. Edhe pse iu eleminua elitat drejtuese ushtarake. Mendoj se deri tani disa gjëra kanë shkuar gabim. Ali Khamenei njihet si lider sekret. Veprimet e tij janë gjithnjë në fshetësi. Bazat dhe vendet e Iranit për prodhimin e uraniumit.
()