Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 5 persona të cilët u kapën në flagrancë teksa po tregtonin 5 kg Cannabis Sativa.
Në prangat e policisë kanë rënë Erjan Perlleshi, Elsad Germaj, Shaban Nikolli(Germaj), Egzon Buzalli dhe Alban Prendi.
Sipas njoftimit të policisë, 2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.
Policia sekuestroi 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike.
()