Komenti i italianit, Banjaja: Në prova isha nervoz, u përshtata në parakualifikuese

Pas problemeve në sesionin e parë të provave të lira në Muxhelo, Françeko Banjaja gjeti ritmin e duhur me ndryshimet në parakualifikueset e eventit të shtëpisë.

Piloti italian i Dukatit e komentoi kështu ditën e tij të parë në në Muxhelo: “Në mëngjes isha i inatosur, sepse motori kishte shumë lëvizje, në fakt kishte një sjellje të pakontrollueshme. Isha shumë nervoz. Në parakualifikuese e menjëherë pata një rënie në gomën e pasme, duhet të analizojmë se çfarë po ndodhte. Pastaj, kur vendosëm gomën e butë të pasme, gjithçka ndryshoi dhe ndjesia ime e zakonshme e Muxhelos u rikthye.

Shtyva që në sulmin e parë, pastaj për fat të keq në të dytën mbeta pa karburant”, u shpreh ndër të tjera Peko Banjaja. Piloti italian do të kërkojë të fitojë terren në klasifikim në Muxhelo, në një nga pistat e tij të preferuara në Moto GP.

Një cirkuit që i ka buzëqeshur shumë herë Banjajas. Në vitin 2021, vitin e tij të parë në Moto GP, ai u rrëzua, por në vitet 2022, 2023 dhe 2024 ka shënuar fitore në këtë cirkuit. Muxhelo është një nga pistat më rezultative për Pekon, së bashku me Asen, Herezin dhe Red Bull Ringun. Aktulaisht piloti italian i Dukatit renditet në vendin e tretë, në kuotën e 140 pikëve, plot 93 pikë larg liderit Mark Markez dhe 61 pikë pas Aleks Markezit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×