Shqipëria pret Letoninë me 9 shtator, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës.
Përpara këtij takimi, sipas asaj që shkruan Panorama Sport, kuqezinjtë do të zhvillojnë një test miqësor.
Ekipi i Sylvinhos përballet me Gjibraltarin, një kundërshtar ndaj të cilit nuk kemi luajtur asnjëherë.
Kujtojmë që miqësorja e planifikuar për 20 nëntor 2020 nuk u mbajt, vendim ky i marrë për shkak të Coronavirus.
Për momentin, nuk është caktuar ende një datë se kur do zhvillohet sfida.